• e premte, 05 dhjetor 2025

Mersie: Pjesëmarrja e Vuçiqit në paradën në Moskë do të ketë ndikim në aspiratat evropiane të Serbisë

Mersie: Pjesëmarrja e Vuçiqit në paradën në Moskë do të ketë ndikim në aspiratat evropiane të Serbisë

Bruksel, 30 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë popullin serb në aspiratat e saj evropiane, por pjesëmarrja eventuale e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në paradën ushtarake në Moskë, më 9 maj do të ketë ndikim në këtë angazhim, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerim, partneritet ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie. 

Deklarata e Mersies ishte përgjigje e pyetjeve të gazetarëve se çfarë mesazhi i përcolli eurokomisarja për zgjerim Marta Kos Vuçiçit në takimin e tyre të mbrëmshëm në Beograd, lidhur me njoftimet për praninë e tij në ngjarjet që shënuan 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Moskë.

"Ajo e përsëriti atë që e kanë porositur shumë vende të tjera se shkuarja në Moskë do të ketë ndikim në rrugën evropiane dhe në diskutimet rreth reformave dhe hapave të mëtejshëm. Ne ishim mjaft të qartë kur bëhet fjalë për orientimin dhe qëndrimet e Serbisë në këtë kontekst", shtoi Mersie. 

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Mersie theksoi se Serbia ka aplikuar edhe negociuar për anëtarësim në BE dhe nga ky aspekt ajo duhet të jetë partner i besueshëm i Unionit dhe të respektojë parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e saj të përbashkët.

"Me të vërtetë na duhet konfirmim nga Serbia për orientimin e tij strategjik. Pozita jonë ishte vërtetë e qartë që në fillim se marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen sikur gjithçka është normale", tha Mersie, duke shtuar se në këtë fazë nuk mund të flasë për pasojat e mundshme dhe hapat e mëtejshëm që KE-ja do të ndërmerrte për shkak të pranisë së saj në paradën në Moskë.

Sipas Mersies, në takimin me Vuçiqin, Kos theksoi nevojën për përparim në reformat në rrugën evropiane dhe nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë të mund të hapen negociatat me Serbinë sipas Klasterit 3. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR