• e premte, 05 dhjetor 2025

Mersie: KE-ja propozon një shmangie nga vendimmarrja me konsensus në negociata, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi i pranimit për arsye jo-objektive

Mersie: KE-ja propozon një shmangie nga vendimmarrja me konsensus në negociata, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi i pranimit për arsye jo-objektive

Bruksel, 29 shtator 2025 (MIA) - Për të mos e vënë në rrezik procesin e pranimit për shkak të arsyeve jo-objektive që nuk lidhen me përmbushjen e kritereve të anëtarësimit, Komisioni Evropian propozoi vitin e kaluar të autorizojë Këshillin e BE-së të vendosë për çdo hap tjetër në pjesën më të madhe të procesit të negociatave me shumicë të kualifikuar, në vend të konsensusit, tha sot zëdhënësi i KE-së për zgjerim, Gijom Mersie.

"Megjithatë, vendimet për mbylljen e kapitujve negociues duhet të vazhdojnë të merren me konsensus nga ana e të gjitha vendeve anëtare, si dhe vendimi përfundimtar për përfundimin e negociatave", tha Mersie, duke shtuar se propozimi i tillë është në pajtim me konkluzionin e Këshillit Evropian për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Mersie shtoi se për këto arsye Eurokomisioni inicon këtë çështje dhe filloi diskutime për shqyrtimin e tij, por që vendimi përfundimtar për ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes mbetet ende te shtetet anëtare.

Zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo shtoi se edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj të sivjetëm për "Gjendjen e Unionit" ngriti idenë në disa fusha gjatë vendimmarrjes  në vend se me konsensus të zgjidhet me shumicë të kualifikuar, me ç'rast duke përmendur shprehimisht politikën e jashtme.

Pinjo shtoi se kjo çështje është e hapur për diskutim dhe se modeli i vendimmarrjes me shumicë të kualifikuar mund të vendoset edhe në fusha tjera. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR