Merr flakë një lokomotivë e “Hekurudhave të Maqedonisë” në afërsi të Velesit
- Një lokomotivë nga një tren mallrash e NP “Hekurudhat e Maqedonisë” është përfshirë nga flakët në afërsi të stacionit hekurudhor në Veles. Nga QMK-ja kanë bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar dhe janë ende në terren, ndërsa qarkullimi hekurudhor në këtë linjë është ndërprerë. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
- Post By Fami Bajrami
- 22:58, 14 maj, 2023
Shkup, 14 maj 2023 (MIA)- Një lokomotivë nga një tren mallrash e NP “Hekurudhat e Maqedonisë” është përfshirë nga flakët në afërsi të stacionit hekurudhor në Veles. Nga QMK-ja kanë bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar dhe janë ende në terren, ndërsa qarkullimi hekurudhor në këtë linjë është ndërprerë. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
"Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) sot ka marrë njoftim nga 'Hekurudhat e Maqedonisë' se rreth orës 15:00 mes stacionit hekurudhor 'Rajko Zhinzifov' dhe Veles është djegur lokomotivë e një treni për mallra. Më pas shoferi ka shkëputur lokomotivën nga vagonët në mënyrë që zjarri të mos përhapet më shumë. Për shkak të pamundësisë së shuarjes së zjarrit nga e cila është përfshirë lokomotiva, e njëjta është shuar me pajisje kundër zjarreve. Sipas informacioneve të fundit, zjarri ende nuk është shuar plotësisht, por sipas njoftimit të HM shuarja e zjarrit është drejt fundit", thuhet në njoftimin e QMK-së.
Pritet që komisioni i HM të dalë dhe të bëjë mbikëqyrje në vendin e ngjarjes, me çka do të duhet të vendoset përsëri në funksion komunikacioni hekurudhor.
Foto: QMK