• e premte, 05 dhjetor 2025

Merkeli në takim me Micotakisin

Merkeli në takim me Micotakisin

Athinë, 3 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri grek Kiriakos Micotakis sot pati mëngjes pune me ish kancelaren gjermane Angela Merkel e cila ndodhet në Greqi për të promovuar librin e saj "Liria", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç informon zyra e kryeministrit grek, Micotakisi dhe Merkeli në këtë takim kanë shkëmbyer pikëpamje mbi zhvillimet evropiane dhe ndërkombëtare.

Mbrëmë, Merkeli nën organizim të gazetës greke "Katimerini" në Athinë promovoi autobiografinë e saj, ndërsa në një bisedë me drejtorin e gazetës ajo foli edhe për periudhën kur Greqia ishte në një krizë të thellë financiare.

Pas promovimit, siç shkruan "Katimerini" u shtrua darkë në nder të ish kancelares ku morën pjesë zëvendëskryeministri Kostis Haxidakis, ish kryeministri grek Aleksis Cipras, ish zëvendëskryeministri Panajotis Pikramenos, ish lideri i PASOK-ut Evangelos Venixelos si dhe biznesmenë.

Foto: Zyra e kryeministrit grek

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR