• e premte, 31 janar 2025

Merkeli kritikoi CDU-në dhe liderin e saj Merc për bashkëpunimin me AfD-në në Bundestag

Merkeli kritikoi CDU-në dhe liderin e saj Merc për bashkëpunimin me AfD-në në Bundestag

Berlin, 30 janar 2025 (MIA) - Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kritikuar sot partinë e saj të Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe liderin Fridrih Merc se bazohen në mbështetjen e Alternativës se ekstremit të djathtë (AfD) për të miratuar planin e tyre në Parlament- azilkërkuesit të mund të kthehen që nga arritja në kufi, njofton DPA.

"Besoj se kjo është e gabuar", ka thënë Merkeli pasi propozimi i CDU-së, me mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë (AfD) u miratua dje në parlament.

Merkeli e akuzoi Mercin se ka shkelur premtimin që ka dhënë në nëntor për të kërkuar shumicë parlamentare me partitë kryesore, jo me AfD-në.

Bundestagu votoi dje me shumicë të ngushtë një masë jodetyruese të propozuar nga CDU, azilkërkuesit të mund të kthehen nga kufiri.

Masa u miratua me 348 vota "pro", ndërsa 344 votuan "kundër", ndërsa konservatorët u mbështetën nga AfD-ja dhe Demokratët e lirë (FDP).

Sipas anketave, AfD është në vendin e dytë pas CDU-së më pak se katër javë para zgjedhjeve parlamentare të caktuara më 23 shkurt.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR