Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë
- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dje u nderua me medaljen më të lartë të vendit.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:57, 18 prill, 2023
Berlin, 18 prill 2023 (MIA) - Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dje u nderua me medaljen më të lartë të vendit.
Gruaja e parë lidere në Gjermani, e cila u largua nga funksioni në dhjetor të vitit 2021 është nderuar me Urdhri federal të meritave nga presidenti Frank-Ualter Shtajnmaer gjatë një ceremonie në Pallatin Bellvi në Berlin.
Në ngjarje kanë qenë të pranishëm kancelari aktual Olaf Sholc, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe ish seleksionuesi i reprezentacionit në futboll Jirgen Klinsman. Në fjalimin e saj, Merkel foli për “shumë eksperienca të mira” që ka pasur në politikë.
Merkeli është e njohur për udhëheqjen e Gjermanisë gjatë kohës së krizës financiare globale, krizës së borxhit në eurozonë dhe pandemisë Kovid-19, por pas invazionit rus ndaj Ukrainës vitin e kaluar, ajo u kritikua sepse si kancelare ishte shumë e butë ndaj Moskës.
Në nëntor të vitit të kaluar, Merkeli tha se kishte për qëllim të mbante bisedime evropiane me Vlladimir Putinin një vit përpara invazionit në Ukrainë, por në fund nuk pa asnjë mundësi për të ndikuar mbi presidentin rus në fund të mandatit të saj.
Si lidere shumëvjeçare e Bashkimit Evropian, aspekte të tjera të politikave të saj janë kritikuar gjithashtu. Mes tyre janë edhe vendimet e saj për të hapur kufijtë e Gjermanisë për refugjatët në 2015 dhe për t'u tërhequr nga energjia bërthamore. qa/