Merkel i bën thirrje Evropës të bashkohet përballë sfidave politike
- Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Evropës të bashkohet përballë sfidave politike, njoftoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 09:25, 11 mars, 2025

Berlin, 11 mars 2025 (MIA) - Ish kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Evropës të bashkohet përballë sfidave politike, njoftoi DPA.
Duke folur për Rajnishe Post, Merkel theksoi rëndësinë e unitetit për të shmangur shpërbërjen e Evropës në "shkumë dhe pluhur".
Merkel theksoi gjithashtu se migrimi mbetet një detyrim evropian që mund të zgjidhet vetëm përmes konsultimeve me vendet fqinje të BE-së.
Ajo ka komentuar edhe rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, duke thënë se është e kënaqur që partia e saj ka fituar, por ka shprehur shqetësimin për forcimin e së djathtës ekstreme. Merkel theksoi se dobësimi i qendrës politike duhet të jetë shkak për shqetësim për të gjithë.
Ish kancelarja gjermane shprehu shpresën se negociatat mes demokristianëve dhe socialdemokratëve do të çojnë në formimin e një qeverie të re.
Merkel shprehu gjithashtu mbështetjen për rritjen e planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes nga dy partitë që negociojnë një koalicion qeverisës. sa/
Foto: EPA