Merkeli ende e mbështet politikën e kufijve të hapur për emigrantët
- Ish kancelajra gjermane, Angela Merkel deklaroi se është e befasuar që edhe më tej e kritikojnë për politikën e saj ndaj migrantëve dhe për shpehjen "Ne mund ta bëjmë këtë", duke theksuar se qëndron pas saj, pasi për të është i rëndësishëm dinjiteti njerëzor.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:40, 25 gusht, 2025
Berlin, 25 gusht 2025 (MIA) - Ish kancelajra gjermane, Angela Merkel deklaroi se është e befasuar që edhe më tej e kritikojnë për politikën e saj ndaj migrantëve dhe për shpehjen "Ne mund ta bëjmë këtë", duke theksuar se qëndron pas saj, pasi për të është i rëndësishëm dinjiteti njerëzor.
Në dokumentarin e ARD-së „10 vjet – Ne mund ta bëjmë këtë!", Merkel tha se duhet ta kishte bërë atë „me dinjitet njerëzor“ dhe se për të „qasja ndaj çështjes është e rëndësishme“, përcjell sot Tagesshau.
Ish-kancelarja i shqiptoi fjalët e njohura „Ne mund ta bëjmë këtë“ më 31 gusht 2015, pas hapjes së kufijve duke lejuar qindra mijëra refugjatë dhe migrantë të hyjnë në Gjermani.
„Po rikthehem në atë dhe e kuptoj se ajo ishte një vendim i veçantë me të cilin u përballa. Por, gjithashtu, gjatë viteve të fundit kam qenë më shumë e befasuar sa shpesh ato fjalë, "ne mund ta bëjmë këtë", më janë kthyer. Ato nuk duhej të shprehnin diçka tjetër përveç se përballemi me një detyrë të madhe”, tha Merkel në intervistën e vetme televizive që e dha me rastin e dhjetë vjetorit të hapjes së kufijve gjermanë për refugjatët dhe migrantët.
Gjatë bisedës, Merkel u distancua nga kthesa në politikën e Kristian-Demokratëve (CDU) dhe nga mbyllja e kufijve për migrantët.
Kancelari gjerman Fridrih Merc, së fundmi në një konferencë për mediat, e vlerësoi dobët paraardhësen e tij nga CDU-ja kur u pyet nëse Gjermania kishte pasur vërtet sukses në politikën e saj për migrantët.
"Sot e dimë se qartë nuk kemi pasur sukses në atë fushë për të cilën Merkel atëherë mendonte", tha Merc. qa/
Foto: EPA