Merkel dënon sulmin ndaj Izraelit
- Ish kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi ashpër sulmin kundër Izraelit nga grupi islamik Hamas, njoftoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 12:58, 9 tetor, 2023

Berlin, 9 tetor 2023 (MIA)- Ish kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi ashpër sulmin kundër Izraelit nga grupi islamik Hamas, njoftoi DPA.
"Dënoj fuqishëm sulmet terroriste të Hamasit kundër shtetit izraelit. Mendimet e mia dhe solidariteti janë me popullin izraelit dhe qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu", tha Merkel. njoftoi DPA.
Kancelari aktual gjerman Olaf Sholc dje në bisedë telefonike me Netanjahun ka premtuar mbështetje nga Gjermania.
Përveç kësaj, qeveria e Sholcit paralajmëroi se Gjermania do ta rishikojë ndihmën humanitare për palestinezët. si/
Foto: arkivi i MIA-s