Merci paralajmëroi Plan gjerman veprimi kundër sulmeve hibride ruse
- – Kancelari gjerman, Fridrih Merc, për ditët e ardhshme paralajmëroi seancë konstituive në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në rend dite të të cilës do të jetë Plani i Veprimit për Mbrojtje nga sulmet hibride.
- Post By Fitore Curri
- 08:15, 17 tetor, 2025
Berlin, 17 tetor 2025 (MIA) – Kancelari gjerman, Fridrih Merc, për ditët e ardhshme paralajmëroi seancë konstituive në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në rend dite të të cilës do të jetë Plani i Veprimit për Mbrojtje nga sulmet hibride.
Në kumtesën e zyrës së Bundestagut, Merci e akuzoi Rusinë për përpjekje për destabilizim të Gjermanisë dhe Evropës përmes sabotimeve, spiunimit, vrasjeve, sulmeve kibernetike dhe dezinformatave.
Ai, njëkohësisht, i akuzoi deputetët e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD) se sulmet rrjedhin “madje edhe nga radhët e juaja”.
“Do ta mbështesim Ukrainën në mbrojtjen e guximshme derisa është e nevojshme”, shtoi Merci, duke paralajmëruar se Këshilli Evropian do ta shqyrtojë mundësinë për presion shtesë ndaj Rusisë për bisedime për paqe me Ukrainën në takimin e ardhshëm.
Gjithashtu, Bashkimi Evropian e përgatit pakon e 19-të të sanksioneve kundër Moskës.
Merci propozon që paratë e ngrira në bankën qendrore ruse të drejtohen drejt Ukrainës në formë të huasë pa interes për armatosje. Sipas propozimit të tij, Kievi do të fillojë t’i kthejë paratë madje kur Moska do të fillojë të paguajë riparime ushtarake. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s