• e premte, 05 dhjetor 2025

Merci për gjashtë vota nuk arriti të zgjidhet për kancelar në raundin e parë të votimit

Merci për gjashtë vota nuk arriti të zgjidhet për kancelar në raundin e parë të votimit

Berlin, 6 maj 2025 (MIA) - Fridrih Merc sot nuk arriti të zgjidhet kancelar i ardhshëm i Gjermanisë në raundin e parë të votimit në Parlament, pasi nuk fitoi shumicën absolute.

Lideri konservator mori 310 vota prej gjithsej 630 anëtarëve në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e kërkuar.

Siç bën të ditur DPA, rezultati tronditës është një pakëndëshmëri për Mercin, koalicioni i ardhshëm i të cilit i përbërë nga Kristian demokratët (CDU), Unioni Kristian social bavarez (CSU) dhe Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) - ka 328 vende në Bundestagun me 630 anëtarë, Dhomën e ulët të parlamentit gjerman.

Sipas Ligjit bazë, de fakto kushtetuta e Gjermanisë, deputetët kanë 14 ditë për të zgjedhur kancelarin me shumicë absolute.

Si pasojë, do të nevojitet vetëm shumicë e thjeshtë që të zgjidhet kancelar.

Presidenti gjerman Frank Valter Shtajnmaer do të ketë pastaj shtatë ditë për të emëruar zyrtarisht kandidatin e zgjedhur për kancelar, ose në vend të kësaj të shpërndajë Bundestagun dhe të shpallë zgjedhje të reja.

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR