• e premte, 05 dhjetor 2025

Merci në bisedë telefonike me Netanjahun shfaqi shpresë për armëpushim në Gazë

Merci në bisedë telefonike me Netanjahun shfaqi shpresë për armëpushim në Gazë

Berlin, 18 korrik 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc ka folur në telefon me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe shfaqi shpresën për armëpushim në Gazë, njëkohësisht bëri thirrje për qasje të sigurt deri tek ndihmat humanitare, kumtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.

"Kancelari theksoi se urgjentisht është e nevojshme ndihma humanitare dhe se duhet të arrijë tek personat në Rripin e Gazës në mënyrë të sigurt dhe humane", theksohet në kumtesën e zëdhënësit.

"Kancelari theksoi se nuk duhet të ketë hapa drejt aneksimit në Bregun perëndimor", njoftoi Tajms of Izrael duke cituar kumtesën. rq/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR