Merci: Gjermania do të luajë një rol vendimtar në dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë, përmes NATO-s
- Kancelari gjerman Fridrih Merc mbrëmë deklaroi se vendi i tij do të luajë një rol vendimtar në marrëveshjen e re midis NATO-s dhe ShBA-së për furnizimin me armë të Ukrainës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:30, 15 korrik, 2025
Berlin, 15 korrik 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc mbrëmë deklaroi se vendi i tij do të luajë një rol vendimtar në marrëveshjen e re midis NATO-s dhe ShBA-së për furnizimin me armë të Ukrainës.
Presidenti amerikan Donald Trampi dje bëri një hap të rëndësishëm duke miratuar dërgimin e armëve në Kiev, tha Merci.
"Presidenti Tramp dhe unë kemi biseduar këtë disa herë gjatë ditëve të fundit. E sigurova se Gjermania do të luajë një rol vendimtar", shtoi Merci.
"Ukraina do të marrë një sasi shumë të madhe pajisjesh ushtarake falë marrëveshjes së arritur midis NATO-s dhe ShBA-së", deklaroi dje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, gjatë një takimi me Trampin në Uashington.
Rute përmendi konkretisht pajisjet për mbrojtje ajrore, raketat dhe municionet pasi presidenti amerikan njoftoi marrëveshje që përbëhet në dërgimin e armëve nga ana e ShBA-së për të cilat anëtarët e NATO-s do të paguajnë.
Trampi, nga ana e tij, kërcënoi të vendosë tarifa shumë të ashpra ndaj aleatëve të Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.
Foto: Arkivi i MIA-s