• e premte, 05 dhjetor 2025

Merci: Gjermania dhe Evropa duhet t'i kundërvihen autokracive

Merci: Gjermania dhe Evropa duhet t'i kundërvihen autokracive

Sarbriken, 3 tetor 2025 (MIA) - Gjermania dhe Evropa duhet të bëjnë më shumë për të forcuar ekonomitë e tyre për të mbetur një forcë tërheqëse në botë që dominohet gjithnjë e më shumë nga autokracitë, tha kancelari gjerman Fridrih Merc në fjalimin me rastin e 35-vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë. 

 "Aleanca të reja të autokracive po formohen kundër nesh dhe po sulmojnë demokracinë liberale si një mënyrë jetese", tha MerCI para publikut në Sarbriken, në kufirin me Francën, ku ishte i pranishëm presidenti francez Emanuel Makroni.

 "Rendi ekonomik global po krijohet sërish. Barrierat tarifore po rriten, ndërsa egoizmi po bëhet më i fortë", tha ai. "Kjo gjithashtu po na dobëson ekonomikisht".

"Vitet e migrimit të parregulluar dhe të padrejtuar në Gjermani kanë polarizuar vendin tonë dhe kanë krijuar përçarje të reja në shoqërinë tonë", tha ai, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të njohin vlerën e të jetuarit në një demokraci ku mbizotëron sundimi i ligjit. 

 "Politika, shteti, qeveria kanë përgjegjësitë e tyre", tha ai. "Por të gjithë duhet ta kuptojmë shkallën e sfidës, çdo qytetar i vendit tonë".

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR