• e enjte, 04 dhjetor 2025

Merc tashmë nuk beson se do të ketë takim mes Putinit dhe Zelenski

Merc tashmë nuk beson se do të ketë takim mes Putinit dhe Zelenski

Fort de Breganson, 29 gusht 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Fridrih Merc tashmë nuk pret se në të ardhmen e afërt do të ketë takim mes presidentit rus Vlladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodimir Zelenski, lajmëron DPA.

Gjatë takimit me presidentin francez, Emanuel Makron në Fort de Breganson, rezidenca e tij verore në Brigjet azure, që të dy biseduan për përpjekjet diplomatike për përfundim të luftës në Ukrainë, tha Merc.

"Sot sërish duhet të përballemi me atë çështje, duke pasur parasysh se dukshëm nuk do të ketë takim mes presidentit zelenski dhe presidentit Putin", tha kancelari gjerman.

Kjo "është e ndryshme nga ajo që ishte dakorduar javën e kaluar mes presidentit amerikan Tramp dhe presidentit Putin,, përderisa ishim në Uashington", tha Merc, transmetuar nga agjencia gjermane.

Pas bisedës telefonike me liderin rus në fillim të javës së kaluar, Donald Tramp kumtoi se Putin u dakordua të takohet me Zelenskin.

Më pas, Moska foli vetëm për gatishmërinë për t'i inicuar negociatat e kaluara paqësore bilaterale në nivel më të lartë.

Ukraina dhe aleatët e saj e akuzojnë kremlinin për stagnimin. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful të hënën në Zagreb deklaroi se "Putini vetëm po blen kohë", duke shprehur dyshim se takimi me Zelenskin do të mbahet.

"Nëse Putini mendon se mund të blejë kohë, atëherë gabimisht llogaritë sepse mbështetja jonë nuk do të pakësohet", tha shefi i diplomacisë gjermane gjatë takimit me kolegun e tij kroat, përkujton DPA. ab/

Fotо:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR