Merc: Putini është ndoshta krimineli më i madh i luftës i kohës sonë
- Kremlini sot kumtoi se duhet të injorohen qëndrimet e kancelarit gjerman për negociata paqësore për Ukrainën, pasi Fridrih Merc tha se Vladimir Putin është "ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë".
- Post By Sara Ademi
- 14:29, 3 shtator, 2025
Berlin, 3 shtator 2025 (MIA) - Kremlini sot kumtoi se duhet të injorohen qëndrimet e kancelarit gjerman për negociata paqësore për Ukrainën, pasi Fridrih Merc tha se Vladimir Putin është "ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë".
Merci, në intervistën që u emitua dje, theksoi se për njerëzit e tillë "nuk kanë hapësirë për butësi".
Rusia i hodhi poshtë të gjitha akuzat se forcat e saj kanë kryer krime lufte në Ukrainë ose që Putini ka dhënë urdhra që mund të konsiderohen për krime lufte.
Kur gazetarët në Kinë e pyetën zëdhënësin e Kremlinit, Dmitrij Peskov, për propozimin e Mercit për mbajtjen e negociatave paqësore në Gjenevë, ai tha se "pothuajse është e pamundur të merren parasysh qëndrimet e Mercit për deklaratat e tij të fundit".
Edhe pse Merc e kishte akuzuar më parë Rusinë si shtet për "krime të rënda lufte" dhe "terrorizëm kundër popullsisë civile" gjatë mandatit të tij disamujor si kancelar, etiketimi i drejtpërdrejtë i Putinit si potencialisht krimineli më i keq i luftës i kohës sonë shënon një përshkallëzim të paparë në retorikën e tij.
Komentet e Mercit vijnë ndërsa vazhdojnë procedurat ligjore ndërkombëtare kundër Putinit. Si kujtesë, në mars të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus me dyshimin për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.
Ekzistenca e urdhër-arrestit i ndërlikoi ndjeshëm përpjekjet diplomatike.
Për shembull, Ministria e Jashtme austriake tha së fundmi se vendi është gati të presë bisedime paqeje midis udhëheqësve ukrainas dhe rusë. Vjena ka sugjeruar se mund të konsultohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për të shmangur arrestimin e Putinit gjatë një vizite të mundshme.
Për shembull, Ministria e Jashtme austriake tha së fundmi se vendi është gati të presë bisedime paqeje midis udhëheqësve ukrainas dhe rusë. Vjena ka sugjeruar se mund të konsultohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për të shmangur arrestimin e Putinit gjatë një vizite të mundshme. sa/
foto: MIA