• e martë, 13 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Merc publikoi planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman

Merc publikoi planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman

Berlin, 9 prill 2025 (MIA) – Koalicioni i ri qeveritar gjerman duhet t’i ashpërsojë rregullat për shtetësi, duke e anuluar reformën e administratës paraprake. 

Sipas kushteve të marrëveshjes së koalicionit të publikuar sot, qeveria e ardhshme do të bëjë përpjekje që ta shfuqizojë mundësinë për marrjen e shtetësisë gjermane pas vetëm tre viteve qëndrim në raste të jashtëzakonshme. 

Rregulli i përgjithshëm pesëvjeçar i vendosur nga qeveria paraprake, më i vogël se tetë vjet, duhet të ruhet, bashkë me mundësinë për shtetësi të dyfishtë. 

Qeveria e ardhshme e koalicionit të Gjermanisë planifikon të vendosë dhe rinovojë edhe fillimisht model vullnetar për shërbim ushtarak dhe tha se kërkon inspirim nga Suedia. 

“Po krijojmë një formë të re, tërheqëse të shërbimit ushtarak që fillimisht bazohet në shërbimin vullnetar. Kriteret e atraktivitetit, rëndësisë dhe kontributit në potencialin e rritjes drejtojnë dizajnin e ri të këtij shërbimi”, thuhet në tekst.

Koalicioni i ri qeveritar gjerman ka për qëllim të përcaktojë pagën minimale prej 15 euro (16,62 dollarë) në orë vitin e ardhshëm – nga 12,82 euro të tanishme – sipas draft- marrëveshjes së tyre të koalicionit. Vendimi në fund mbetet i komisionit të përbërë nga ekspertë, punëdhënës dhe të punësuar. 

Afërsisht gjashtë milionë njerëz me të ardhura shumë të ulëta do të përfitonin nga rritja e pagës minimale, sipas vlerësimeve të Konfederatës Gjermane të Sindikatave. 

Gjithashtu është planifikuar ulje e shpenzimeve për një miliard euro (1,1 miliardë dollarë) për programe zhvillimore dhe kontribute për organizatat ndërkombëtare. 

Sipas kushteve të marrëveshjes së koalicionit të publikuar sot, koalicioni e publikoi qëllimin e tij që t’i ulë kontributet vullnetare për organizatat ndërkombëtare, pa emëruar qëllime konkrete për kursime. 

Shkurtimet janë pjesë e përpjekjeve që të ulet burokracia gjermane, me ulje të shpenzimeve administrative për 10% në të gjitha ministritë deri në vitin 2029, me përjashtim të agjencive të sigurisë. 

Blloku konservator i Fridrih Merc – i përbërë nga Demokristianët (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) – duhet ta kryesojë qeverinë pasi sot dakordoi koalicion me Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë. fc/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR