• e enjte, 04 dhjetor 2025

Merc propozon Gjenevën për vend të negociatave për armëpushim në Ukrainë

Merc propozon Gjenevën për vend të negociatave për armëpushim në Ukrainë

Berlin, 2 shtator 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc sot tha se, në takimin e "Koalicionit të të përgatiturve", të enjten në Paris, do ta propozojë Gjenevën për vendin e negociatave për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në këtë takim duhet të bisedohet për garancionet pasushtarake të Ukrainës.

"Gjeneva mund të jetë një vend adekuat për marrëveshjen e armëpushimit. Pasnesër sërish do t'i propozoj "Koalicionit të të përgatiturve" të dërgojë ftesë për Gjenevën", tha Merc në konferencën për shtyp së bashku me presidenten zviceran Karin Keler-Suter, lajmëroi DPA.

"Koalicioni i të përgatiturve", i përbërë nga Franca dhe Britania e Madhe, me muaj udhëheq biseda që të tentojë të definojë plane për atë se cilat vende mund ta ndihmojnë Ukrainën ushtarakisht të pengojë Rusinë të sulmojë përsëri sapo të arrihet një armëpushim.

 Franca do të jetë nikoqir i takimit të pjesshëm virtual të enjten, në të cilin do të bisedohet për përpjekjet më të reja për sigurimin e mbështetjes së Ukrainës pasi të arrihet marrëveshje paqësore, transmetojnë mediat britanike. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR