Merc pasdite do të përballet me votim të dytë pas përpjekjes së parë të pasuksesshme për t'u bërë kancelar
- Lideri konservator gjerman Fridrih Merc është i gatshëm të kandidohet për kancelar në rrethin e dytë të votimit sot më vonë, pasi nuk arriti të sigurojë shumicën absolute të kërkuar në parlament në rrethin e parë, mëson DPA nga burime partiake.
- Post By Fami Bajrami
- 15:37, 6 maj, 2025
Berlin, 6 maj 2025 (MIA) - Lideri konservator gjerman Fridrih Merc është i gatshëm të kandidohet për kancelar në rrethin e dytë të votimit sot më vonë, pasi nuk arriti të sigurojë shumicën absolute të kërkuar në parlament në rrethin e parë, mëson DPA nga burime partiake.
Merc pësoi humbje më herët sot kur u bë kandidati i parë për kancelar, i cili nuk u zgjodh nga deputetët në rrethin e parë të votimit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjashtëdhjetë e nëntë vjeçari fitoi 310 vota në Bundestagun me 630 vende - Dhoma e poshtme e parlamentit gjerman - më pak se 316 të nevojshëm për të siguruar zgjedhjen e shumëpritur si pasardhës të Olaf Sholcit.
Sipas Ligjit themelor, de fakto Kushtetuta e Gjermanisë, deputetët tani kanë 14 ditë për të zgjedhur një kancelar me një shumicë absolute, pa kufizim në numrin e votave.
Pas konsultimit me ekspertët ligjorë, koalicioni i ri ra dakord të caktojë një votim të dytë në orën 15:15. (13:15 sipas orës së Griniçit), sipas burimeve.
Edhe pse kandidatët e tjerë janë teknikisht të lejuar të kandidohen, koalicioni i ri shpejtë siguroi se Merc do të kandidohet për zgjedhje në votim tjetër, megjithëse mbetet e paqartë pse ai nuk ishte në gjendje të marrë mbështetjen e nevojshme në votimin e fshehtë, njoftoi DPA. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s