Merc, Makron dhe Tusk në Kishinau i dhanë mbështetje Moldavisë për anëtarësimin në BE
- Kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidentët e Francës dhe Polonisë, Emanuel Makron dhe Donald Tusk, sot, gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Moldavisë, shprehën mbështetje për anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian dhe premtuan mbështetje teknike dhe diplomatike për të mbrojtur vendin nga sulmet hibride nga Rusia.
Kishinev, 27 gusht 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc dhe presidentët e Francës dhe Polonisë, Emanuel Makron dhe Donald Tusk, sot, gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Moldavisë, shprehën mbështetje për anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian dhe premtuan mbështetje teknike dhe diplomatike për të mbrojtur vendin nga sulmet hibride nga Rusia.
"Sot festojmë faktin që Moldavia ka vendosur të ndjekë rrugën e Bashkimit Evropian. Dyert e BE-së janë të hapura. Ne e dimë shumë mirë se sa shumë vuan Moldavia për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës", tha Merc në konferencën e përbashkët për shtyp me Makronin, Tuskun dhe presidenten e Moldavisë, Maja Sandu.
Makron deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Republikës së Moldavisë dhe se kjo do ta bëjë Moldavinë më të njohur në Bashkimin Evropian. ls/
Foto: DPA