Merc: Jemi të vendosur t'i shfrytëzojmë mjetet e ngrira ruse për ta ndihmuar Ukrainën
- Liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian janë "fuqishëm të vendosur" ta ndihmojnë Ukrainën dhe t'i përdorin mjetet e ngrira ruse për atë, deklaroi sot kancelari9 gjerman, Fridrih merc pas Samitit të Asociacionit politik evropian në Kopenhagë.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:17, 2 tetor, 2025
Kopenhagë, 2 tetor 2025 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian janë "fuqishëm të vendosur" ta ndihmojnë Ukrainën dhe t'i përdorin mjetet e ngrira ruse për atë, deklaroi sot kancelari9 gjerman, Fridrih merc pas Samitit të Asociacionit politik evropian në Kopenhagë.
Ai theksoi se liderët biseduan "shumë intensivisht" për përdorimin e mjeteve ruse me qëllim që të vazhdohet me ndihmën për financim ë ukrainës, kumtoi Gardian.
"Tani atë do ta shqyrtojmë me kujdes dhe me siguri do të ketë vendim konkret për atë në Këshillin e ardhshëm evropian për tre javë", tha Merc.
Kancelari gjerman theksoi se do ta mbështesë "secilën mënyrë" që lejon shfrytëzim të mjeteve të ngrira ruse, ndërkaq me qëllim që të përfundohet lufta në Ukrainë.
Ai shtoi se në kuadër të BE-së ekziston "mirëkuptim i fuqishëm" lidhur me opsionine tillë dhe theksoi se presidenti rus Vlladimir putin "nuk duhet ta nënçmojë vendpsmërinë" e BE-së.
Paraprakisht sot, zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të jashtme, Maria Zaharova deklaroi se qëllimet e BE-së për të përdorur mjete të ngrira ruse për ta ndihmuar Ukrainën janë kriminale, ndërsa iniciatorët dhe pjesëmarrësit në masa të këtilla për shpronësim sigurisht se do t'i bartin pasojat.
Ajo në brifing për mediumet deklaroi se aktivitetet që përfshijnë ndryshime në statusin juridik të pronës ruse tashmë nuk do të thonë ngrirje apo bllokim, por vënie arbitrare në dispozicion të pronës së huaj, përkatësisht, siç deklaroi, "vjedhje".
Ajo theksoi se çdo sulm i BE-së ndaj pronës ruse do të hasë në përgjigje të vrazhdë. ab/