• e premte, 05 dhjetor 2025

Merc: Gjermania nuk do ta pranojë shtetin palestinez

Merc: Gjermania nuk do ta pranojë shtetin palestinez

Berlin, 26 gusht 2025 (MIA) - Gjermania nuk do t'iu bashkangjitet partnerëve si kanadaja dhe Franca në njohjen e shtetit palestinez, deklaroi kancelari Fridrih Merc sot pas takimit me kyeministrin kanadez, Mark Karni, lajmëroi DPA.

"Ne nuk do t'iu bashkangjitemi kësaj nisme", tha Merc në konferencën e përbashkët për shtyp me Karnin në Berlin, duke shtuar se "nuk konsiderojmë se për momentin, kushtet për njohje të shtetit janë përmbushur në cilën do mënyrë", transmetoi agjencia gjermane.

Gjermania konsideron se njohja e shtetit palestinez është mes hapave të fundit në zgjidhjen për dy shtete në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë qetë njëri krah tjetrit.

Në të kundërtën e kësaj, Karni nga fundi i korrikut kumtoi se vendi i tij do ta njohë Palestinën në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në shtator. Presidenti francez, Emanuel Makron gjithashtu planifikon ta bëjë atë, përderisa Britania e Madhe e kërcënoi Izraelin se do ta bëjë atë nëse nuk përmbushen disa kushte të caktuara", përkujton DPA.

Edhe pse Merc vendosi embargo të pjesërishme ndaj Izraelit si përgjigje të planeve izraelite për zgjerim të luftës në qytetin e Gazës, ai tani konfirmoi se Gjermania nuk do t'i ndjekë partnerët e vet në njohjen e Palestinës, madje edhe pasi që Kombet e Bashkuara kumtuan se është paraqitur uria në disa pjesë të Gazës. ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR