Merc: Evropa duhet të bëhet e pavarur në mënyrë teknologjike nga SHBA-ja dhe Kina
- Kancelari gjerman, Fridrih Merc sot bëri thirrje që Gjermania dhe BE-ja të bëjnë hapa të mëdhenj që sërish ta kthejnë konkurrencën globale teknologjike.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:22, 29 tetor, 2025
Berlin, 29 tetor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Fridrih Merc sot bëri thirrje që Gjermania dhe BE-ja të bëjnë hapa të mëdhenj që sërish ta kthejnë konkurrencën globale teknologjike.
"Nuk duhet të lejojmë që SHBA-ja dhe Kina ta përcaktojnë vetë të ardhmen teknologjike – kjo është çështje e mirëqenies, sigurisë dhe, në fund të fundit, e lirisë sonë", tha Merc në Berlin, në prezantimin e "Agjendës së teknologjisë së lartë” të qeverisë, qëllimi së cilës është ta forcojë sektorin teknologjik të vendit.
Ai theksoi se BE-ja gjithmonë ka qenë e suksesshme në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e saj, por se në vitet e fundit është bërë shumë e vetëmjaftueshme. "Kjo mund dhe duhet të korrigjohet", tha kancelari gjerman.
Merc theksoi se Gjermania dhe Unioni duhet të bëhen teknologjikisht të pavarur, veçanërisht përballë konfliktit në rritje midis shteteve autoritare dhe liberale. "Jemi dëshmitarë të varësive të njëanshme që po përdoren si instrument politik në luftën për pushtet", paralajmëroi ai.
Gjermania, sipas Mercit, duhet të bëhet përsëri faktor i rëndësishëm global përmes lidershipit në inovacion. Qeveria synon të ndajë të paktën 3.5 përqind të PBV-së për kërkim dhe zhvillim deri në vitin 2030.
Përmes "Agjendës së re të teknologjisë së lartë", politika ekonomike dhe shkencore do të riorientohet drejt konkurrueshmërisë, krijimit të vlerës dhe sovranitetit teknologjik.
Merc njoftoi se Gjermania do të përqendrohet në gjashtë teknologji kryesore: inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike, mikroelektronikën, bioteknologjinë, bashkimin dhe prodhimin e energjisë pa emetime, si dhe teknologjitë për lëvizshmëri neutrale ndaj klimës.
Fotо: arkivi