• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Merc: Do ta kufizojmë numrin e azilkërkuesve në 100.000 në vit

Merc: Do ta kufizojmë numrin e azilkërkuesve në 100.000 në vit

Berlin, 14 prill 2025 (MIA) - Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Fridrih Merc deklaroi se qeveria e re federale do të përpiqet që numri i azilkërkuesve të mos kalojë 100.000 në vit, njofton DPA.

"Qytetet tona, shkollat, spitalet dhe infrastruktura janë tashmë në prag të kolapsit", deklaroi Merci për televizionin gjerman ARD.

Ai konfirmoi një plan për të ndaluar bashkimin familjar dhe paralajmëroi një fushatë të gjerë për dëbim, siç është theksuar në marrëveshjen e koalicionit midis koalicionit të tij konservator (CDU/CSU) dhe Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).

Merci paralajmëroi se do të prezantojë mekanizma për refuzimin e emigrantëve në kufi, ndërsa bashkëpunimi me vendet fqinje tashmë ka filluar.

Në vitin 2024, Gjermania regjistroi gjithsej 230.000 kërkesa për azil, që është për rreth 100.000 më pak se në vitin 2023. Merc beson se kapaciteti i Gjermanisë është maksimumi 100.000 kërkesa në vit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR