Merc do të takohet me Zelenskin të hënën në Berlin
- Kancelari gjerman, Fridrih Merc, dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të takohen në Berlin të hënën për bisedime mbi ekonominë dhe propozimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Shtefan Kornelius.
Berlin, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman, Fridrih Merc, dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, do të takohen në Berlin të hënën për bisedime mbi ekonominë dhe propozimet për përfundimin e luftës në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Shtefan Kornelius.
Dy liderëve të hënën në mbrëmje, do t’u bashkohen edhe shumë shefa të tjerë të shteteve dhe qeverive evropiane, përfshirë udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s, raportoi DPA.
Pyetja kyçe në diskutimet për planin e SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë është paketa e garancive të sigurisë që SHBA-ja dhe vendet e tjera do t’i ofrojnë Kievit në rast të një marrëveshjeje paqësore.
Që nga nëntori, kur u bë publike propozimi i SHBA-së me një kornizë potenciale për t’i dhënë fund luftës, janë mbajtur disa raunde bisedimesh mes Uashingtonit, Kievit dhe partnerëve evropianë, gjatë së cilës u paraqitën amendamente dhe kundërpropozime të ndryshme.
Kritikët e përshkruan planin fillestar të SHBA-së si një "listë dëshirash për Rusinë", sepse nënkuptonte që Ukraina do të braktiste anëtarësimin në NATO dhe do të tërhiqej nga pjesë të Ukrainës lindore.
Pala ukrainase, e mbështetur nga aleatët evropianë, po punon mbi propozimet dhe amendamentet e veta me qëllim sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme që nuk do të kërcënojë sovranitetin e vendit. qa/
Foto: DPA