Merc dhe Trampi pajtohen që mosmarrëveshjet tregtare duhet të zgjidhen
- Kancelari i ri gjerman Fridrih Merc dhe presidenti amerikan Donald Tramp gjatë bisedës së mbrëmshme telefonike u pajtuan se është e domosodshme menjëherë të zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare, kumtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, cituar nga DPA.
- Post By Sara Ademi
- 09:58, 9 maj, 2025
Berlin, 9 maj 2025 (MIA) - Kancelari i ri gjerman Fridrih Merc dhe presidenti amerikan Donald Tramp gjatë bisedës së mbrëmshme telefonike u pajtuan se është e domosodshme menjëherë të zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare, kumtoi zëdhënësi i qeverisë gjermane, cituar nga DPA.
Të dy liderët gjithashtu u pajtuan se është e domosdoshme të bashkëpunojnë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, shtoi zëdhënësi.
"Presidenti Tramp përgëzoi kancelarin për marrjen e detyrës. Kancelari Merc e bindi presidentin amerikan se 80-të vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA mbetet një mik dhe partner i pazëvendësueshëm për Gjermaninë", tha zëdhënësi.
Gjatë bisedës, Merc ftoi Trampin në një vizitë zyrtare në Gjermani. Sipas burimeve qeveritare, Trampi ka njoftuar se mund të realizojë një vizitë të tillë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s