Merc: BE-ja do të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë nëse këtë javë në Stamboll nuk arrihet përparim në negociata
- Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë nëse këtë javë nuk arrihet përparim në negociatat për ndërprerje të luftës në Ukrainë, deklaroi sot kancelari gjerman, Fridrih merc, duke cekur se tashmë është përgatitur pako e re e sanksioneve.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:14, 13 maj, 2025

Berlin, 13 maj 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë nëse këtë javë nuk arrihet përparim në negociatat për ndërprerje të luftës në Ukrainë, deklaroi sot kancelari gjerman, Fridrih merc, duke cekur se tashmë është përgatitur pako e re e sanksioneve.
Merc në konferencë për shtyp pas bisedimeve me kolegun e tij grek, Miriakos Micotakis në Berlin deklaroi se Brukseli pret që presidenti rus, Vlladimir Putin të përfhsihet në negociata dhe se sanksionet do të ashpërsohen nëse këtë javë nuk arrihet përparim i vërtetë në negociata, transmetuan mediumet britanike.
Kancelari gjerman deklaroi se BE-ja do të shqyrtojë dhe vendosë sanksione të reja kundër Rusisë në fushën e energjetikës dhe tregun financiar.
Merc vlerësoi se do të ishte e matur nëse presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dakordohet për kompromise të reja lidhur me negociatat dhe deklaroi se dakordohet që Zelenski të enjten të takohet me përfaqësuesit rusë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot deklaroi se vazhdojnë përgatitjet e Rusisë për engociatat me Ukrainën në Stamboll. Ai theksoi se Kremlini tani për tani nuk planidikon të japë komente të tjera për takimin e planifikuar ruso-ukrainas në Stamboll.
Putini propozoi vazhdim të negociatave të drejtpërdrejta me Ukrainën pa parakushte, të cilat u ndërprenë në vitin 2022, dhe dialogu të fillojë më 15 maj në Stamboll. Zelenski, ndërkaq, u dakordua për bisedime në Turqi më 15 maj, por që prej fillimit tha se dëshiron takim personal me Putinin. Rusia ende nuk ka kumtuar se në çfarë niveli do të marrë pjesë në takim. ab/
foto: МIА arkiv