Merc: Anëtarësimi i Ukrainës në BE është larg
- Kancelari gjerman Fridrih Merc edhe një herë ka shuar shpresat e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se procesi mund të zgjasë me vite, njofton DPA.
- Post By Ramize Qamili
- 19:39, 18 korrik, 2025
Berlin, 18 korrik 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc edhe një herë ka shuar shpresat e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se procesi mund të zgjasë me vite, njofton DPA.
"Prioriteti ynë kryesor tani është të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i dhënë fund kësaj lufte", tha ai në takim me presidentin rumun, Nikushor Dan në Berlin.
Pastaj, tha Merci do fillojnë bisedimet për ripërtëritjen e Ukrainës. Ky do të ishte proces i cili përfundimisht mund të çonte në anëtarësimin e Ukrainës në BE, por siç tha, "kjo do të zgjasë disa vite".
Ukraina është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2022 dhe dëshiron që shpejtë të pranohet në Union.
Merc deklaroi se derisa Ukraina është nën sulm dhe në gjendje lufte, "pranimi në Bashkimin Evropian do të jetë praktikisht i pamundur".
Megjithatë, qëllimi është që vendi të afrohet sa më shumë me BE-në dhe Ukraina të lidhet me Unionin, shtoi kancelari gjerman.
Ukraina po mbrohet nga pushtimi rus më shumë se tre vite. rq/
Foto: DPA