Merc: Është e mundur që më e keqja të vjen së shpejti
- Fridrih Merc, shef i CDU-së gjermane, i cili pritet të marrë postin e kancelarit gjerman, paralajmëroi se situata në tregjet globale të aksioneve dhe obligacioneve mund që edhe më tej të përkeqësohet.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:48, 7 prill, 2025

Berlin, 7 prill 2025 (MIA) - Fridrih Merc, shef i CDU-së gjermane, i cili pritet të marrë postin e kancelarit gjerman, paralajmëroi se situata në tregjet globale të aksioneve dhe obligacioneve mund të përkeqësohet akoma më shumë.
"Tregjet janë në gjendje dramatike që kërcënon destabilizimin e mëtejshëm", tha Merc.
Ai theksoi se "më e rëndësishme se kurrë është që Gjermania sa më shpejtë ta kthejë konkurrencën botërore", ndërsa kjo çështje duhet të jetë në qendër të marrëveshjeve të koalicionit të opsionit të tij konservatorë me socialdemokratët.
Merci është edhe për taksa më të ulëta, uljen e burokracisë dhe uljen e çmimeve të energjisë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s