• e hënë, 23 dhjetor 2024

Memorandum për mirëkuptim me Serbinë për lëvizje të njerëzve dhe mallrave dhe pagesë elektronike të tarifave rrugore

Memorandum për mirëkuptim me Serbinë për lëvizje të njerëzve dhe mallrave dhe pagesë elektronike të tarifave rrugore

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Tekste të memorandumeve për mirëkuptim me Qeverinë e Serbisë për masat për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror, dhe për projektin për mbledhjen elektronike të tarifave rrugore - vendosje e sistemit ndërveprues elektronik për pagesën e tarifave rrugore, janë miratuar sot në seancën e Qeverisë.

Qëllimi i Memorandumit për masat për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, sipas propozuesit, Zyra e kryetarit të Qeverisë, është që bashkërisht të shqyrtohen mundësitë dhe të merren masa për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, veçanërisht përmes pikës kufitare Preshevë - Tabanovcë.

"Me Memorandum të dyja palët po shqyrtojnë mundësitë për: zgjerimin e rrugëve hyrëse në pikën kufitare, vendosjen apo përmirësimin e sinjalistikës së trafikut, vendosjen e procedurave të reja për kontrollin kufitar për kalimin e përshpejtuar të udhëtarëve dhe kontrollin e njerëzve dhe automjeteve në pikën kufitare", sqarojnë nga Qeveria.

Qëllimi i Memorandumit për projektin e mbledhjes elektronike të tarifave, sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, është të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për të kontribuar në përmbushjen e synimet e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe kufijve të hapur, si dhe vazhdimi i zhvillimit, modernizimit dhe integrimit të infrastrukturës rrugore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR