Meloni u takua me Trampin në margjina të samitit G7 në Kanada
- Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni realizoi takim bilateral me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, në margjina të Samitit G7 në Kanada, para largimit të tij të hershëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:06, 17 qershor, 2025
Otavë, 17 qershor 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni realizoi takim bilateral me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, në margjina të Samitit G7 në Kanada, para largimit të tij të hershëm.
"Takimi ishte mundësi për të biseduar për ngjarjet më të reja në Iran, me ç'rast u konstatua se nevojitet sërish hapje e negociatave", kumtoi kabineti i Melonit, transmetoi agjencia ANSA.
Meloni në takim e ceki nevojën për arritje të ndërprerjes së zjarrit në Rripin e Gazës.
Plotësisht, u bisedua edhe për rëndësinë e përparimit në negociatat tregtare mes BE-së dhe SHBA-së, si dhe për përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë. ab/
Foto: ЕPА