• e mërkurë, 03 korrik 2024

Meloni: Turqia ka rol kyç në parandalimin e përhapjes së konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Meloni: Turqia ka rol kyç në parandalimin e përhapjes së konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit

Romë, 15 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, sot, në bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, e porositi se vendi i tij ka rol kyç në parandalimin e përhapjes së konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në pjesën tjetër të rajonit.

"Kryeministrja bëri thirrje për depërshkallëzim urgjent të konfliktit, që nuk guxon të përhapet në pjesën tjetër të rajonit dhe e theksoi rolin që e luan Turqia në atë kontekst", ceket në kumtesën nga kabineti i kryeministres italiane, transmetojnë mediumet britanike.

Paraprakisht kryesimi turk kumtoi se Erdogan deklaroi se Ankarajha pret mbështetje nga Roma për ndërprerje të zjarrit në Rripin e Gazës.

Me atë rast, presidenti turk tha se vendi i tij do të tentojë që Izraeli të nxirret dhe dënohet para gjykatave ndërkombëtare. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR