Meloni: Trampi nuk do ta aneksojë Grenlandën, deklarata e tij është porosi për Kinën
- Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni në konferencën vjetore për shtyp në Romë deklaroi se SHBA-ja nuk ka ndër mend "ta aneksojë me dhunë" Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë, duke i interpretuar deklaratat e tij si porosi drejt Kinës.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 9 janar, 2025
Romë, 9 janar 2025 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni në konferencën vjetore për shtyp në Romë deklaroi se SHBA-ja nuk ka ndër mend "ta aneksojë me dhunë" Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë, duke i interpretuar deklaratat e tij si porosi drejt Kinës.
"Përjashtoj mundësinë që SHBA-ja, do të aneksojë me dhunë territore në vitet në vijim ... Deklaratat e Trampit fillimisht paraqesin porosi drejt forcave tët jera të mëdha ... Flasim për dy territore ku ndikimi i Kinës shënon rritje në vitet e fundit", theksoi meloni, e cila më 4 janar pati takim me Trampin.
Ajo foli edhe për mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës, e cila, sipas saj, duhet të pakësohet.
"Sinqerisht, nuk shoh se SHBA-ja po tërhiqet", theksoi Meloni, duke shtuar se Trampi ka deklaruar: "Meqenëse e duam paqen, nuk do ta braktisim Ukrainën". ab/
fotо: ЕPА