• e premte, 05 dhjetor 2025

Meloni: Samiti i Alaskës sjell një shkëndijë shprese për paqe në Ukrainë

Meloni: Samiti i Alaskës sjell një shkëndijë shprese për paqe në Ukrainë

Romë, 16 gusht 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot e lavdëroi rezultatin e samitit në Enkorixh  të Alaskës, midis Presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje se "më në fund ka dalë një shkëndijë shprese për bisedime paqeje në Ukrainë". 

 Në një deklaratë për mediat, Meloni theksoi se Italia, së bashku me aleatët e saj perëndimorë, po jep kontributin e saj në përpjekjet për paqe.

 "Italia po bën pjesën e saj, së bashku me partnerët perëndimorë", shtoi ajo.

 Trampi e vlerësoi samitin si "jashtëzakonisht të suksesshëm" dhe informoi Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Leyen dhe liderët e shteteve anëtare të BE-së për detajet e takimit të tij me Putinin, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR