• e premte, 22 nëntor 2024

Meloni porositi Netanjahun: Sulmet izraelite ndaj KB-së në Liban janë të papranueshme

Meloni porositi Netanjahun: Sulmet izraelite ndaj KB-së në Liban janë të papranueshme

 Romë, 13 tetor 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot i dënoi sulmet e armatës izraelite ndaj forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (KB) në Liban, duke i cilësuar ato të papranueshme.

 Meloni këtë e deklaroi në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, të cilit i bëri thirrje që të sigurojë implementim  të plotë të rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB), shkruan Gardiani.

 Italia jep një kontribut të rëndësishëm në misionin e KB-së në Liban, i njohur si UNIFIL.

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR