• e premte, 05 dhjetor 2025

Meloni planifikon të marrë pjesë në takimin Tramp-Zelenski në Uashington

Meloni planifikon të marrë pjesë në takimin Tramp-Zelenski në Uashington

Romë, 17 gusht 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni njoftoi se do të marrë pjesë në takimin midis presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe udhëheqësit ukrainas Volodimir Zelenski, i planifikuar për 18 gusht në Uashington.

Sipas mediave italiane, ajo dëshiron të nxjerrë në pah rolin e saj në zgjidhjen e krizës ukrainase, me qasjen e saj të ndryshme nga ajo e udhëheqësve të tjerë evropianë.

Ndërkohë, Gjermania, Franca dhe Britania duhet të vendosin sot nëse udhëheqësit e tyre - kancelari Fridrih Merc, presidenti Emanuel Makron dhe kryeministri Kir Starmer - do të udhëtojnë në SHBA. Aleatët perëndimorë duan një qasje të koordinuar, por ende nuk kanë marrë një ftesë zyrtare nga Uashingtoni. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR