• e premte, 05 dhjetor 2025

Meloni paralajmëron për një luftë tregtare të Perëndimit

Meloni paralajmëron për një luftë tregtare të Perëndimit

Romë, 14 korrik 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mbrëmë paralajmëroi mundësinë për një "luftë tregtare të Perëndimit", pasi presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi tarifa prej 30 për qind për prodhimet e Bashkimit Evropian (BE).

"Lufta tregtare e Perëndimit do të na dobësonte të gjithëve përballë sfidave globale me të cilat përballemi së bashku", tha Meloni.

Sipas saj, Evropa ka fuqi ekonomike dhe financiare ta konfirmojë pozitën e saj dhe të arrijë marrëveshje korrekte dhe të mençur.

"Italia do ta bëjë pjesën e saj. Si gjithmonë", shtoi kryeministrja italiane, ndërsa nga BE dje thanë se për fillimin e gushtit e shtynë marrëveshjen e tyre në kundërmasa me shpresë se deri atëherë do të arrihet marrëveshje.

Trampi të shtunën publikoi se prodhimet e importuara në SHBA nga BE-ja dhe Meksika do t'i nënshtrohen tarifave prej 30 për qind duke filluar nga 1 gushti.

Opozita italiane menjëherë kritikoi kryeministren Meloni dhe partinë e saj të djathtë "Frateli d'Italia", ndërsa lideri i Lëvizjes Pesë Yje, Xhuzepe Konte, akuzoi se "uli kokën" para kërcënimeve të Uashingtonit. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR