• e martë, 26 nëntor 2024

Meloni paralajmëroi se në qeverinë italiane do të ketë personalitete të cilët nuk janë në politikë

Meloni paralajmëroi se në qeverinë italiane do të ketë personalitete të cilët nuk janë në politikë
Romë, 5 tetor 2022 (MIA) – Qeveria e ardhshme e Italisë do të përfshijë figura të profilit të lartë të cilët mund të mos jenë politikanë të karrierës, u tha sot anëtarëve të partisë së saj   Xhorxha Meloni, e cila pritet të emërohet kryeministre. Partia e Melonit "Vëllezërit e Italisë" e udhëhoqi bllokun e krahut të djathtë drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar,  ndërsa në të cilin janë edhe partitë Forca Italia dhe Liga, ndërsa negociatat midis aleatëve për pozicionet kryesore në qeveri tashmë kanë filluar. “Pikënisja për plotësimin e vendeve ministrore janë kualifikimet, ndërsa nëse kjo nënkupton që të gjenden kandidatët më të mirë jashtë parlamentit, kjo sigurisht që nuk do të jetë problem”, tha Meloni në mbledhjen e partisë, e para që nga fitorja e saj në zgjedhjet e 25 shtatorit. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR