Meloni për vizitë në Tunizi
- Kryeministrja e Italisë, Xhoxha Meloni, qëndron në Tunis, ku u takua me presidentin e vendit, Kais Said.
- Post By Ramize Qamili
- 15:01, 31 korrik, 2025
Tunis, 31 korrik 2025 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhoxha Meloni, qëndron në Tunizi, ku u takua me presidentin e vendit, Kais Said.
Meloni theksoi se fokus i vizitës është shkëmbimi i ideve për Planin Matei për Afrikën dhe përforcimi i bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.
Plani Matei, i emëruar sipas të ndjerit Enriko Matei, themelues i gjigantit italian të energjetikës "Eni" ka për qëllim të nxisë parteneritete me vendet afrikane në fushën e bujqësisë dhe energjetikës, njoftoi Ansa.
Plani përfshin inciativën për të shkatërruar migracionin e paligjshëm, që është një nga prioritetet kyçe të Qeverisë italiane. rq/bsh/
Foto: Meloni në Iks, skrinshot