• e enjte, 25 korrik 2024

Meloni nga dita e shtunë për vizitë në Kinë

Meloni nga dita e shtunë për vizitë në Kinë

Pekin, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni nga dita e shtunë do të jetë për vizitë pesëditore në Kinë, kumtoi sot Pekini zyrtar.

"Me ftesë të kryeministrit Li Kiang nga Këshilli shtetëror, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kinë nga 27 deri më 31 korrik" , thuhet në kumtesën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Mao Ning. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR