• e mërkurë, 26 qershor 2024

Meloni: Ndërgjegjen e kam të pastër edhe krahas pëmbysjeve të anijeve me migrantë

Meloni: Ndërgjegjen e kam të pastër edhe krahas pëmbysjeve të anijeve me migrantë

Romë, 13 mars 2023 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni deklaroi sot se qeveria e saj u ballafaqua me akuza të tmerrshme pas disa përmbysjeve të anijeve me migrantë, por se ndërgjegjja e saj është e pastër. 

Mediumet britanike njoftojnë se Meloni deklaratën e ka dhënë pasi është sjellur në pyetje aftësia e Romës zyrtare që të shpëtojë migrantë në det. 

Kryeministrja italiane foli për migrimin dhe bashkëpunimin me vendet afrikane për pengimin e tij në prezantimin e librit për papa Françeskun në Romë. 

Kumtesa e kryeministres italiane vjen pasi dje janë zhdukur 30 persona, kur anija me të cilën kanë udhëtuar nga Libia, është përmbysur për shkak motit të keq dhe ekziston druarje se migrantët janë mbytur. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR