• e martë, 24 dhjetor 2024

Meloni mori mandatin për formimin e qeverisë së Italisë

Meloni mori mandatin për formimin e qeverisë së Italisë
Romë, 21 tetor 2022 (MIA)- Kryetarja e partisë "Vëllezërit e Italisë", Xhorxha Meloni e ka pranuar mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme italiane, deklaroi sot një funksionar nga presidenca italiane, Ugo Kampeti. Kjo i hapi rrugën asaj për t'u bërë kryeministrja e parë femër e Italisë. Meloni ka udhëhequr aleancën e partive konservatore që fituan zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 25 shtator. "Xhorxha Meloni pranoi mandatin dhe prezantoi listën e saj të ministrave", deklaroi Kampeti para gazetarëve pasi Meloni përfundoi konsultimet me presidentin italian Serxho Matarela në pallatin presidencial. Qeveria e re zyrtarisht do të betohet nesër paradite, pas së cilës deputetët javën e ardhshme do të votojnë për besimin e qeverisë së re në të dy Dhomat e Kuvendit. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR