Meloni: Italia mbetet besnike e SHBA-së, por pa nënshtrim
- Italia mbetet besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pa nënshtrim, deklaroi kryeministrja Xhorxha meloni në intervistë për agjencinë ADNKronos.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:10, 2 maj, 2025
Romë, 2 maj 2025 (MIA) - Italia mbetet besnike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pa nënshtrim, deklaroi kryeministrja Xhorxha meloni në intervistë për agjencinë ADNKronos.
"Ne jemi të vendosur t'i afirmojmë interesat tona, në kuadër të miqësisë tradicionale me SHBA-në, me lojalitet, por pa nënshtrim", tha Meloni.
Ajo shtoi se shpesh ka qenë cak i "sulmeve të turpshme seksiste" dhe se në ato situata kanë heshtur ata të cilët angazhohen për të drejtat e grave.
"Do të thoja se tashmë jamë mësuar, por nuk dua ta them atë, sepse nuk guxojmë të mësohemi me gjëra të tilla. Jo për shkakun tim , por për shkak se kjo nuk është e pranueshme", theksoi kryeministrja italiane, transmeton Ansa.
Si "një prej fryteve të fundit të marrëdhënieve të mira" me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp ajo e celi paralajmërimin e tij për ripërtëritje të Ditës së Kolombos, festë e rëndësishme për komunitetin italiano-amerikan.
"Në emër të italianëve, e falënderoj presidentin e SHBA-së për këtë vendim", porositi Meloni.
Lidhur me raportin e saj me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, ajo e përshkroi si "bashkëpunim të vendosur dhe raport të respektit", duke cekur se kanë apsur pikëpamje të ndryshme, por se i kanë kahëzuar drejt rezultateve të mira, posaçërisht lidhur me investimet në mbrojtjen evropiane.
Kryeministrja italiane shtoi se beson se nevojitet "hap përpara" në riformësimin e Marrëveshjes së gjelbër, në mënyrë që të mos paraqesë barrë për konkurrencën e kompanive italiane.
Lidhur me marrëdhëniet me presidentin francez, Emanuel Makron, Meloni deklaroi se Italia dhe Franca, si dy kombe të mëdha evropiane, kanë interesa të përbashkët, por edhe "komunikim të shëndoshë" në shumë sektorë.
Në pyetjen për të ardhmen, ajo theksoi se qëllimi i saj është "zbatimi i plotë i programit të qendrës së djathtë", me premtimin se sërish do t'u drejtohet votuesve me rezultate konkrete. Lidhur me punësimet, Meloni paralajmëroi plotësisht 650 milionë euro për atë fushë.
"Do të tkaohemi më 8 maj me partnerët social për të biseduar për propozimet qeveritare", informoi kryeministrja italiane. ab/
Foto: ЕPА