• e hënë, 23 dhjetor 2024

Meloni: Ideologjia gjinore do t'i dëmtojë gratë

Meloni: Ideologjia gjinore do t'i dëmtojë gratë
Romë, 1 mars 2023 (MIA) - Ideologjia gjinore do t'i dëmtojë gratë, deklaroi sot kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni.

Në intervistë për numrin më të ri të revistës për femra "Gracia", Meloni tha se njeriu sot vetë mund të deklarohet burrë ose grua, pa kërkuar tjetër mënyrë për të përcaktuar gjininë, qoftë ajo në mënyrë kirurgjikale, farmakologjike, e madje edhe administrative.

"Mashkulloriteti dhe feminiliteti janë të rrënjosura në trup dhe ky është një fakt i padiskutueshëm. A është kjo e dëmshme për gratë? Unë besoj se po: sot, për të qenë grua, besohet se mjafton të deklarohesh si grua", tha Meloni, duke shtuar se në të njëjtën kohë bëhen përpjekje për të fshirë dallimet.

Gruaja e parë kryeministre e Italisë theksoi se "gratë janë viktimat e para të ideologjisë gjinore" dhe se "ashtu mendojnë edhe shumë feministe. fc/

 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR