• e premte, 05 dhjetor 2025

Meloni: Evropianët duhet të mbrohen në rast të luftës tregtare në SHBA

Meloni: Evropianët duhet të mbrohen në rast të luftës tregtare në SHBA

Romë, 2 prill 2025 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni sot, para paralajmërimit të pritur të presidentit Donald Tramp për vendosje të doganave të reja, drejt partnerëve tregtarë amerikanë, paralajmëroi të mos zhvillohet luftë tregtare.

"Duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar luftën tregtare, nga e cila nuk do të kenë dobi as SHBA-ja as Evropa", theksoi Meloni, duke shtuar se evropianët duhet të jenë të gatshëm "të mbrohen nëse nevojitet".

Ajo shprehi shqetësim të veçantë për doganat potenciale për prodhimet bujqësore italiane.

Meloni konsiderohet si një prej kontakteve më të rëndësishme me administratën amerikane mes liderëve evropianë. Tramp disa herë e lavdëroi kryeministren italiane, e cila në dy muajt e shkaur dy herë është takuar me presidentin amerikan.

Presidenti i Italisë, Sexho Meloni doganat e paralajmëruara nga Trampi i quajti "gabim serioz" dhe bëri thirrje vetëm për përgjigje "të qetë dhe vendimtare" evropiane.

Tramp sot do t'i kumtojë doganat e reja, ndërsa 2 prillin e quajti "Ditën e çlirimit". ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR