• e diel, 25 janar 2026

Meloni e tmerruar nga deklaratat e Trampit për ushtarët e NATO-s në Afganistan, kërkon "respektim të rolit të aleaëve"

Meloni e tmerruar nga deklaratat e Trampit për ushtarët e NATO-s në Afganistan, kërkon

Romë, 25 janar 2026 (MIA) - Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, aleate e afërt e Donald Trampit, dje e shprehi "tmerrimin" e saj dhe kërkoi "respektim" nga presidenti amerikan pas deklaratave të tij në të cilat nënvlerësohet roli i forcave aleate të NATO-s në Afganistan.

"Qeveria italiane mësoi me hidhërim për deklaratat e presidentit Tramp se aleatët e NATO-s ishin 'lënë prapa' gjatë operacioneve në Afganistan", shkroi Meloni në kumtesë.

Italia dhe SHBA-ja janë të lidhura me një miqësi të fuqishme (...) e cila është edhe më e domosdoshme duke pasur parasysh sfidat e shumta me të cilat përballemi sot. Por, miqësia kërkon respekt, kusht fundamental për vazhdim të garantimit të solidaritetit që është baza e Aleancës atlantike", shtoi Maloni.

Paraqitja e Trumpit në Davos ishte e turpshme, por gjithashtu tregoi se megalomania dhe agresioni janë vetëm një pasqyrim i pafuqisë politike.

Në një intervistë për "Foks njus" të enjten, presidenti amerikan kritikoi rolin e shteteve të tjera anëtare të NATO-s gjatë konfliktit 20-vjeçar, për të cilat tha se kishin "mbetur disi larg vijave të frontit", duke pretenduar se SHBA-së "nuk u janë nevojitur asnjëherë".

Shefja e qeverisë ultrakonservatore të Italisë kujtoi se "pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, NATO aktivizoi Nenin 5 për herë të parë dhe të vetme në historinë e saj: një akt i jashtëzakonshëm solidariteti me SHBA-në. "Italia reagoi menjëherë me aleatët e saj, duke vendosur mijëra trupa dhe duke marrë përgjegjësi të plotë për Komandën rajonale perëndimore, një nga zonat më të rëndësishme operative të të gjithë misionit ndërkombëtar", tha Meloni.

"Prandaj deklaratat që zvogëlojnë kontributin e vendeve të NATO-s në Afganistan janë të papranueshme, veçanërisht kur vijnë nga një vend-aleat", përfundoi Meloni.

Paraprakisht dje, shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Kroseto tashmë iu përgjigjën vërejtjeve të presidentit amerikan.

"Lidhur me angazhimin e Italisë, pjesëmarrjen e forcave të saj të armatosura në misione, vlerat e tyre, sakrificat e tyre, rolin e tyre të rëndësishëm, ne nuk mund dhe nuk do të pranojmë analiza sipërfaqësore dhe të gabuara. Nga askush", shkroi Kroseto në rrjetin X. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR