• e shtunë, 19 prill 2025

Meloni: Biseda mes Trampit dhe Putinit jep shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Meloni: Biseda mes Trampit dhe Putinit jep shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Romë, 19 mars 2025 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni deklaroi sot se biseda mes presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putin jep shpresë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Është shkëndija e parë e shpresës që shkon në drejtim të asaj që është rënë dakord mes (administratës) së Trampit dhe Zelenskit në Xheda”, tha ajo.

Meloni përsëriti gjithashtu thirrjen e NATO-s për të shtrirë mbrojtjen, sipas Nenit 5 për Ukrainën, duke theksuar se ky është plani i vetëm "efektiv" i mbrojtjes, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR