• e hënë, 19 maj 2025

Meloni bën thirrje që urgjentisht të mbahet një samit në të cilin do të marrin pjesë SHBA-ja, Evropa dhe aleatët pas debatit të ashpër midis Trampit dhe Zelenskit

Meloni bën thirrje që urgjentisht të mbahet një samit në të cilin  do të marrin pjesë SHBA-ja, Evropa dhe aleatët pas debatit të ashpër midis Trampit dhe Zelenskit

 Romë, 1 mars 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni bëri thirrje sot për një samit urgjent në të cilin do të marrin pjesë SHBA-ja, Evropa dhe aleatët, duke theksuar se ndarjet po e bëjnë Perëndimin "më të dobët", pas debatit të ashpër të djeshëm mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe atij ukrainas Volodimir Zelenski.

"Nevojitet një samit urgjent midis SHBA-së, shteteve evropiane dhe aleatëve që sinqerisht të bisedojmë se si synojmë të përballemi  me sfidat e mëdha të sotme, duke filluar me Ukrainën, të cilën e kemi mbrojtur së bashku vitet e fundit", tha Meloni.

 Ajo shtoi se Italia do t'ua dërgojë partnerëve të saj propozimin për mbajtjen e një samiti në orët e ardhshme, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR