• e hënë, 03 mars 2025

Meloni: Është shumë e rëndësishme të shmanget rreziku nga ndarja e Perëndimit për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Meloni: Është shumë e rëndësishme të shmanget rreziku nga ndarja e Perëndimit për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Londër, 2 mars 2025 (MIA) - Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni sot pas mbërritjes në Londër deklaroi se është shumë e rëndësishme të shmanget rreziku i ndarjes së Perëndimit për Ukrainën.

"Mendoj se është shumë, shumë e rëndësishme për të shmangur rrezikun e ndarjes së Perëndimit", tha Meloni përpara takimit me homologun e saj britanik Kir Starmer në prag të samitit të aleatëve të Kievit në Londër. 

"Italia dhe Britania e Madhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave", shtoi kryeministrja italiane. 

Samiti i sotëm, në të cilin marrin pjesë aleatët e Ukrainës, ka për qëllim të vendosë garanci të reja sigurie në Evropë.

Në samit marrin pjesë presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc, kryeministri kanadez Xhastin Trudo, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute dhe kryetarët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Antonio Koshta. 

Takimi po mbahet përpara një samiti të jashtëzakonshëm evropian për Ukrainën, i planifikuar për të enjten në Bruksel. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR