Mela: Programi jonë për Dibrën i përfshinë 7 shtylla kryesore
- Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë tubimit qëndror në Dibër ka paraqitur shtatë shtyllat kryesore të programit të tij si kryetar komune, po edhe si ekip i këshilltarëve komunal.
- Post By Fami Bajrami
- 13:04, 15 tetor, 2025
Shkup, 15 tetor 2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë tubimit qëndror në Dibër ka paraqitur shtatë shtyllat kryesore të programit të tij si kryetar komune, po edhe si ekip i këshilltarëve komunal.
“ Programi jonë është I bazuar në 7 shtylla kryesore:
Përzgjedhja e pikës së parë është “Shërbimet Publike” pasi kjo shtylle synon përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet përmes një menaxhimi efikas dhe të qëndrueshëm të nevojave themelore të qytetarëve. Ku përfshihen:
●Ujin e pijshëm pa ndërprerje,
●Pastërtinë dhe mirëmbajtjen e mjedisit,
●Ndriçimin publik modern dhe efikas,
●Menaxhimin e deponisë,
●Rregullimin e parkingjeve,
●Krijimin dhe gjelbërimin e parqeve publike,
●Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Këto masa kanë për qëllim të sigurojnë një qytet më të pastër, më të ndriçuar dhe më të rregullt për të gjithë banorët e qytetit”, ka theksur Mela.
Mela: Arsimi cilësor dhe mbështetja për rininë është shtylla e dytë e Programit të VLEN për Dibrën!
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë tubimit qëndror në Dibër ka paraqitur shtatë shtyllat kryesore të programit të tij si kryetar komune, po edhe si ekip i këshilltarëve komunal.
Para të pranishmëve, ai ka vazhduar me paraqitur shtyllën e dytë të programit VLEN për qytetin e Dibrës.
“ Arsim cilësor dhe mbështetje për Rininë që do te jetë shtylla e dytë
Për zhvillimin e një shoqërie të fortë dhe të dijes, synojmë të sigurojmë kushte të barabarta dhe cilësore për të gjithë nxënësit, duke i kthyer shkollat në hapësira të dijes, inovacionit dhe mundësive.
Do te ofrohet mbështetje financiare për nxënësit e talentuar dhe të dalluar, për të motivuar dhe inkurajuar arritjet e tyre në mënyrë transparente.
Do te ruhet funksionaliteti i të gjitha shkollave dhe do parandalohen mbylljet e mundshme eventuale.
Kushtet bazike, furnizimi me materiale të nevojshme dhe ngrohja gjatë stinës së dimrit do te ketë fokus te veçantë.
- Të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të barabarta për zhvillim cilësor.
- Do japim mbështetje për aktivitetet jashtë-mësimore.
Sa i përket rinisë, do të ndërtojmë QENDER RINORE INOVATIVE ku do të mbështesim të gjithë iniciativat rinore qoftë për start-up, shoqata joqeveritare apo shërbime të ndryshme”, deklaroi Mela.
Mela: Pas më shumë se njëzet vitesh Dibra do të ketë Planin Gjeneral Urbanistik
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë tubimit qëndror në Dibër ka paraqitur shtatë shtyllat kryesore të programit të tij si kryetar komune, po edhe si ekip i këshilltarëve komunal.
Para të pranishmëve, ai ka vazhduar me paraqitur shtyllat programore të Koalicionit VLEN.
Me këtë rast, ai ka shpalosur pjesë nga Urbanizmi dhe Planifikimi Urban.
“ Vazhdojmë me Urbanizmin dhe Planifikimin Urban
Pas shumë vitesh do të kemi Planin Gjeneral Urbanistik të ri ku kemi marr garancione nga pushteti qëndror që këtë proces ta kompletojmë brenda dy viteve. Dhe deri tani, kemi pritur mbi 20 vite.
Brenda vitit 2025, kemi arritur me pushtetin qëndror të kemi mbështjetjen e mbi 20 projekte urbanistike, me një buxhet total afër 3 milion eurosh, të cilat janë aprovuar nga qeveria dhe ku do të ketë ndryshim drastik të pamjes të qytetit në një qytet modern me rrugë te asfaltuara me standarte të larta dhe prioritet do të kenë disa lagje të cilat nuk janë prekur për 20 vite nga qeverisja e pushtetit lokal.
●Do të bëjmë rikonstruimin e të gjithë rrugëve dhe rrugicave në Dibër dhe në fshatrat për mandatin 4 vjeçar.
●Do hapim rrugë dhe bulaverde të reja sipas prioriteteve.
●Do ta përfundojmë faza e dytë të projektit të vaditjes në vlerë afër 7 milion euro me mbështetje të Pushtetit Qëndror.
●Do të ndërtojmë central fotovoltaik për energji të qëndrueshme për nevojat e Ndriçimit Publik të qytetit të Dibrës dhe të rrethit.
●Sheshi Skënderbe, këtu ku jemi, do bëhet përmirësimi dhe modernizimi i hapësirave publike.
●Zgjerimi i rrugës drejt pikës kufitare ku komuna do të ofrojë mbështetje aktive në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit.
●Gjithashtu, është e paraparë projekti teknik për parking, për të përmirësuar qarkullimin dhe lehtësuar jetën e qytetarëve.
●Ndërtimi i stacionit të klorinimit nëpër fshatra ku do të sigurojmë për të gjitha fshatrat ujë të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë.
●Një pikë shumë e rëndësishme është edhe furnizimi me ujë. Do të hartojmë mapimin e rrjetit të ujësjellësit, duke krijuar baza për investime të qëndrueshme dhe furnizime pa ndërprerje. Ky do të jetë hapi i parë dhe fillestar për të cilin do të ketë nevojë për hapa shtesë, qoftë për investime në rezervuar apo për çështje të tjera teknike për të cilat do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi me ujin e pijshëm.
●Qendër për menaxhimin me Qentë Endacak e cila do të mundësohet nga një investitor privat”, deklaroi Mela.
Mela: Do të asistojmë në zgjidhjen e problemit të pronësisë së stadiumit të qytetit të Dibrës
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë tubimit qëndror në Dibër ka paraqitur shtatë shtyllat kryesore të programit të tij si kryetar komune, po edhe si ekip i këshilltarëve komunal.
Para të pranishmëve, ai ka vazhduar me paraqitur shtyllat programore të Koalicionit VLEN.
Me këtë rast, ai ka shpalosur pjesë nga programi për Ekonominë dhe Turizmin, Sportin, Rininë, Kulturën, Politikat Sociale.“ Do të vazhdojmë në pikën e tretë e cila është Ekonomia dhe Turizmi. është fakt se këto janë shtyllat kryesore, por është edhe fakt tjetër se për këto pika nuk është bërë asgjë nga pushtetet e kaluara. Dhe plani jonë është të fillojmë nga pika zero e cila është të krijojmë strategji afatgjate në biznes dhe në turizëm nga ku do të nisim edhe me hapat e ardhshme dhe në mandatin tonë do të kemi shumë hapa konkrete në këtë drejtim.
Do të hapim Info Qendrën turistike.
Pika e pestë vazhdojmë me sportin dhe kulturën ku do të transformojmë qendrat sportive në Qendra Multifunksionale në Qytet dhe fshatra.
-Do asistojmë në zgjedhjen e çështjes të pronësisë të Stadiumit të Qytetit që është një çelës, e cila është çelësi për thithjen e investimeve potenciale.
-Do të realizojmë projektin e pishinës së mbyllur, të cilën, shumë qytete në Maqedoni e kanë. Fatkeqësisht, Dibra as nuk ka aplikuar për këtë projekt. E jo më për ta realizuar.
-Do të realizojmë projektin e sallës për sporte marciale dhe
-Gjithashtu , një lajm shumë i mirë është se do ta institucializojme Festivalin e Teatrit në Dibër.
Shtylla e gjashtë është Politika Sociale, ku zotohemi se do jemi gjithmonë pranë njerëzve dhe familjeve, duke u garantuar mbështetje dhe qasje të barabartë për të gjithë.
-Do të subvencionojmë programe të ndryshme Sociale dhe
-Do të hapim me ndihmën e donatoreve privat Qendër Ditore Për Femijë me aftësi te kufizuara”, deklaroi Mela.
Mela: Çdo vendim, tender apo buxhet do të jetë publik dhe transparent
Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicionit VLEN, Fisnik Mela, gjatë tubimit qëndror në Dibër ka paraqitur shtatë shtyllat kryesore të programit të tij si kryetar komune, po edhe si ekip i këshilltarëve komunal.
Para të pranishmëve, ai ka vazhduar me paraqitur shtyllat programore të Koalicionit VLEN.
Me këtë rast, ai ka shpalosur pjesë nga programi për një Komunë me dyer të hapura dhe transparente.“ Komunë me dyer të hapura dhe administratë digjitale! Një komunë funksionale dhe transparente ku qytetari do të ketë qasje të lehtë në çdo shërbim online dhe pa barriera.
Çdo vendim, tender apo buxhet do të jetë publik dhe transparent. Komuna do të jetë derë e hapur për çdo qytetar. Do aplikojmë inovacione të ndryshme për administratën komunale “, deklaroi Mela.
Koalicioni VLEN